Pagat e gjysmëfinalistëve të Championsit, Reali dhe City sa trefishi i Interit dhe Milanit

Në prag të ndeshjes së sotme mes Interit dhe Milanit dhe gjysmëfinales tjetër City-Real, Gazzetta dello Sport analizon çështjen e pagave të 4 gjysmëfinalistëve, duke nënvizuar një hendek të dukshëm mes italianëve dhe dy skuadrave të tjera.

Në këtë kuptim, Milani është skuadra më pak “e varfër”, duke qenë se ka një pagë bruto prej 86 milionë lekësh, me Theo Hernandez që është më i paguari i skuadrës me 5.2 milionë euro. Interi pason me 132 milionë bruto, me Romelu Lukakun që fiton 11 milionë euro.

Manchester City shpenzon 214.3 milionë me De Bruyne që merr 23.9 milionë euro, më shumë se një e katërta e totalit të Milanit. Në krye është Real Madridi që paguan 242.12 milionë euro bruto, shifër brenda së cilës spikat Eden Hazard me 23.16 milionë euro dhe nuk luan thuajse asnjëherë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?