Pak para vdekjes Pele zbuloi se kishte dhe një vajzë tjetër, e përfshiu në testament

Disa ditë para vdekjes së tij, Pele ka deklaruar me shkrim se ai ishte babai i një vajze të panjohur dhe kishte autorizuar një pjesë të pasurisë së tij që t’i caktohej asaj;

Lajmin e ka bërë të ditur sot shtypi brazilian. Në testamentin e tij, Edson Arantes do Nascimento tregoi se Maria do Socorro de Azevedo ishte përfshirë në mesin e trashëgimtarëve së bashku me gjashtë fëmijë të tjerë, dy nipërit dhe të venë e tij.

Pasuria e tij vlerësohet në 15 milionë dollarë, sipas gazetës Folha de Sao Paulo. Tre herë kampioni i Botës vdiq nga kanceri më 29 dhjetorin e kaluar në një spital në Sao Paulo, ku ishte shtruar prej rreth një muaji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtatorin e kaluar, drejtësia kishte autorizuar një veprim nga Maria do Socorro de Azevedo për të kryer një test të ADN-së. Pele vdiq para se t’i nënshtrohej një testi të ADN-së. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?