Pakult: I lumtur për fitoren, por jo për mënyrën e lojës!

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult është shprehur i lumtur për fitoren e arritur në Vlorë, por evidentoi se paraqitja e skuadrës së tij nuk ishte në lartësinë e duhur. Austriaku nuk preferoi të flasë për garën në Europë, por ngulmoi të përqendrohej vetëm te ndeshja e radhës.

“Mendoj që për një ekip të madh nuk mund të flasim ende, por mund të them se lojtarët treguan karakter, duke reaguar pas pësimit të golit dhe përmbysur rezultatin. Sot kishim vetëm 3 raste dhe shënuam dy gola, ndaj nuk është se jam shumë i kënaqur me mënyrën se si u paraqit ekipi. Gjithsesi ishte me rëndësi që të riktheheshim me fitore, pas ndërprerjes dyjavore, ndërsa në të njëjtën kohë u shkëputëm edhe nga Laçi.

Nuk isha i pakënaqur me Gurin, por me të gjithë ekipin në pjesën e parë. Gjithsesi në pjesën e dytë mendoj se reaguam mirë dhe ndryshuam marsh. Sa i përket Gurit, është një lojtar klasi në Shqipëri dhe mund të zgjidhë takimet në çdo moment, pasi shënon nga çdo pozicion dhe mban kundërshtarin në alarm. Të them të drejtën, mendoj se është herët të flasim për Europën. Unë jam i përqendruar gjithmonë te ndeshja e radhës dhe pas këtij momenti, do të filloj të mendoj për sfidën me Laçin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erdhëm për të mos humbur në Vlorë, por që fitorja është tërësisht meritë e ekipit. Lojtarët që erdhën nga stoli, u futën mirë në lojë dhe ndihmuan në përmbysjen e rezultatit. Nëse do të ishim barazim, ndoshta nuk do të bëja të njëjtat ndërrime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?