Pakult: Të paktën të mos humbim, por presioni është mbi Flamurtarin

Peter Pakult ka dalë sot në konferencë për shtyp dhe ka folur për ndeshjen e radhës me Flamurtarin dhe jo vetëm. Gjatë konferencës u pyet shumë për kualifikimin në Champions dhe në fund nuk ngurroi të thoshte edhe diçka.

“Nuk është nesër finalja, pasi do ketë shumë deri në fund të kampionatit. Nesër kemi një ndeshje me një ekip konkurrent për Europën. Duhet të ruajmë të paktën diferencën. Presioni është mbi Flamurtarin, pasi duke parë tabelën dhe faktin që ishin të dytën dhe janë tetë pikë poshtë nesh tani. Ata kërkojnë me çdo kusht fitoren. Do tentojmë ta ruajmë diferencën, ose ta rritin. Lojtarët e dëmtuar u kthehen aty dhe mendoj se do të jetë një ndeshje interesante”.

Jeni më të motivuar për të mbajtur vendin e dytë që të çon në Champions?

Swiss Digital Desktop Reklama

Është marrë një vendim, do merren dhe të tjera, nuk duhet të mendojmë për këtë pjesë. Për momentin është me rëndësi që ndodhemi të dytët dhe ta mbajmë atë pozicion. Kamza dhe Laçi janë rivalët e ndeshjeve të ardhshme dhe duhet të bëjmë mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

A ju ka dëmtuar ky pushimi i kampionat apo ju ka ndihmuar?

Çdo sezon e kam pasur këtë diskutim. Mendoj se Flamurtarin më shumë e ka ndihmuar, pasi kanë pasur dëmtime. Edhe neve na erdhi në një moment të mirë. Nuk e kemi numrin e lojtarëve të madh dhe mendoj se në 2-3 ndeshjet e ardhshme do shihet se kujt i ka bërë mirë dhe kujt jo.

Ju kënaq një pikë, apo doni tre që të nxirrni Flamurtarin jashtë garës?

Ndeshja nis 0-0 dhe është kundër një ekipi direkt. Të paktën është mirë që të mos humbim, në mënyrë që diferenca të ndryshojë. Do presim nesër dhe do shohim çfarë do ndodhë. Duhet të dihet se çdo trajner kërkon të fitojë, por kjo varet dhe nga kundërshtari.

A do ketë sërish ndryshime në formacion?

Do ketë, pasi na mungon Musolli për kartonë. Deri në darkë do të vendosim në lidhje me formacionin.

Luani edhe në mesjavë për Kupë. Do zgjidhnit të fitonit me Flamurtarin në kampionat apo në Kupë me Laçin?

Do tentoj nesër të marr tre pikët dhe të fitoj Kupën. Si trajner futem në çdo ndeshje për tre pikët. Ta them edhe një gjë: po diskutohet shumë për Champions dhe është gjë e mirë kur e ke në kokë si objektiv. Në Austri është një shprehje: për vezën që nuk janë bërë, nuk flitet. Nëse nuk janë aty nuk kemi çfarë themi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?