FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panik në Rusi, një aksident i frikshëm ndodh në Socchi (VIDEO)

Një ngjarje e frikshme ndodhi ditën e sotme gjatë drekës në qytetin Socchit, ku do të luhet të shtunën përballja çerekfinale Rusi-Kroaci. Një makinë doli nga rruga dhe mori përpara një grup prej 6 personash të cilët po qëndronin në trotuar dhe më pas u ndal pasi goditi një tjetër mjet.

Si pasojë e këtij aksidenti të frikshëm, një person humbi jetën, ndërkohë që 5 të tjerë u dërguan me urgjencë në spital për shkak të plagëve të mara.

Policia ruse ndërhyri menjëherë dhe ndaloi personin përgjegjës të këtij aksidenti. Sipas medieve vendase, ky aksident nuk ka lidhje me terrorizmin dhe ndodhi sepse shoferin e automjetit e zuri gjumin në timon. Pamjet filmike tregojnë momentin e aksidentit, ku grupi i personave përplasen dhunshëm. Një aksident i ngjashëm në Rusi ndodhi edhe disa ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?