Panucci: Largimi nga Reali budallallëku më i madh në karrierën time

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Cristian Panucci, ka folur për spanjollen “El Cope Partidazo”, ku ka komentuar kalimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi, por edhe të kaluarën e tij te Reali i Madridit.

“Cristiano do të fitojë edhe me Juventusin, sepse është shumë i mirë. Ai është më i miri në botë dhe kalimi në Itali është një lëvizje shumë e zgjuar. Do t’u japë edhe lojtarëve të tjerë te Juventusi një shtysë për të bërë më shumë. Sezoni i Realit mund të jetë i vështirë, sepse është e vështirë të zëvendësohen trajneri Zidane dhe Cristiano Ronaldo. Nuk do të jetë e thjeshtë të zëvendësosh dy njerëz që kanë fituar shumë në 3 vitet e fundit.

Periudha ime me Realin ishte edhe kulmi i karrierës sime. Më vjen keq që u largova ashtu. Ishte lëvizja më e gabuar që kam bërë në karrierë”, ka thënë Panuçi. Kujtojmë që strategu i komëgatres sonë në karrierën e tij si futbollist ka luajtur edhe me Milanin, Romën dhe Chelsea-n.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?