Panuçi justifikohet: Nuk jemi mirë fizikisht, nuk kam 200 lojtarë për të përzgjedhur
Trajneri i Kombëtares sonë, Kristian Panuçi nuk e ka bërë dramë humbjen në miqësore ndaj Norvegjisë. Strategu i kombëtares sonë është justifikuar me problemet fizike të disa lojtarëve.
“E kam ndryshuar dy herë skemën taktike, por bëmë shumë pak për të fituar ndeshjen. Diferenca ishte në nivelin fizik, pasi shumë prej futbollistëve nuk janë në formën e tyre më të mirë.
Kemi krijuar shumë pak, pasi shumë futbollistë nuk ishin mirë fizikisht. Dy ishin debutues, por pash shumë gjëra, pozitive dhe negative. Kundërshtari nuk na lejoi që të dilnim në lojën tonë. Nuk është se kemi 200 lojtarë, por unë mundohem që ata që grumbulloj, t’i ndihmoj.
Çfarë përfituat nga kjo ndeshje? Ramadani ka bërë një ndeshje të mirë. Bare gjithashtu bëri mirë. Sadiku, Ajeti dhe disa lojtarë të tjerë po luajnë pak, dhe kemi qenë të brishtë në aspektin difensiv.
Xhaka dhe Qaka? Ata kanë për detyrë që të luajnë më shumë në krahë, ndërkohë që në shumë raste shumë lojtarë e qarkulluan shumë lehtë topin”, ka thënë Panuçi.
KOHA JONË SONDAZH

