PAOK lë jashtë ekipit Kaçen dhe Mihajn për sfidën me Ajaxin
Skuadra e PAOK-ut ka rezervuar një surprizë aspak të këndshme për dy futbollistët shqiptarë që janë pjesë e saj. Kampionët e Greqisë kanë nisur prej një muaji përgatitjet për pjesëmarrjen në eliminatoret e Champions League, por duket se lojtarët e kombëtares sonë nuk kanë bindur me prezantimet e tyre. Po flasim për Ergys Kaçen dhe Enea Mihaj që kanë përfunduar jashtë listës për ndeshjen shumë të rëndësishme të fazës së tretë ndaj Ajax-it. Trajneri Ferrera vendosi që ta mbante mesfushorin në ekip, ndonëse ekipi e ka nxjerr në shitje prej kohësh, por ai ka vendosur për t’i mos t’i dhënë një tjetër mundësi, të paktën në kompeticionet europiane.
Në listën e reduktuar me 20 lojtarët e grumbulluar për takimin ndaj Ajaxit, Erygs Kaçe nuk ishte pjesë, edhe pse ai në fakt ishte në 25 lojtarët e grumbulluar deri më tani. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Enea Mihaj. Edhe pse ky i fundit erdhi me shumë bujë gjatë kësaj vere në ekipin grek, ku ju bë një prezantim fantastik, sërish duket se kjo ka qenë sa për “sy e faqe”.

Dy futbollistët e kombëtares sonë në këtë mënyrë kanë humbur mundësinë e artë që të tregojnë vlerat e tyre në një kompeticion shumë të rëndësishëm i cili mund të shërbente veçanërisht për Kaçen që të merrte ndonjë ofertë nga klube të tjera europiane. Sezonin e kaluar mesfushori luajti në formë huazimi te Panathinaikos, por gjendja e vështirë e klubit legjendar grek bëri që ai të rikthehej sërish te PAOK.
Lista me 20 të grumbulluarit: Paschalakis, Zivkovic, Mato, Rodrigo, Giannoulis, Crespo, Varela, Ingasson, Estiti, August, Missic, El Kaduri, Pelkas, Limnios, Bissesëar, Zambia, Gaitanko, Gitanidis Sto.
/R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

