“Paqe” edhe në derbin e Londrës, Kane nuk i mjafton Tottenhamit (VIDEO)

Tottenham-Arsenal nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në super ndeshjen e javës së 29-të në Premier League. Në minutën e 16-të, Aaron Ramsey shënoi një super gol pas një kundërsulmi të shpejtë, duke mposhtur me një finte të bukur portierin Lloris.

Topçinjtë janë më të saktë në veprimet e tyre, ndërkohë që Tottenham vuan në gjetjen e hapësirave. Në minutën e 74-t, Harry kane fitoi një penallti, të cilin e kthehu në gol. Pochettino tentoi në fund që të merrte 3 pikët, por rrezikoi që të humbiste dhe pikën momentale.

Aubameyang fitoi një penallti në fundin e kohës së rregullt, por nga pika e bardhë sulmuesi nga Gaboni do të ndalet nga portieri Lloris. Në kohën shtesë Lucas Torreira u ndëshkua me karton të kuq, por pa pasur shumë ndikim në këtë ndeshje. Tottenham ruan vendin e tretë me 61 pikë, vtëm 4 më shumë se Arsenali, që rrezikon ta humbasë nëse United do të fitojë këtë javë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?