Paqueta nuk i kursen elozhet për shokun e ekipit: Suso është një lojtar i madh

Lukas Paqueta nuk është ende në nivelet e shprehura në sezonin e kaluar, por ndoshta edhe braziliani, ashtu si Suso, tregoi disa shkëndija të rëndësishme, të cilat i duhen shumë këtij Milani.

Në përfundim të takimit me SPAL-in, mesfushori duartroket skuadrën dhe përgëzon shokun spanjoll.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, e cila duhej fituar me çdo kusht. Këto tri pikë ndaj SPAL-it na nevojiteshin jo vetëm për renditjen, por mbi të gjitha për moralin, sepse e dimë dhe e pranojmë të gjithë se është një moment mjaft i vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suso u rikthye? Është një moment i vështirë për të gjithë, por ndoshta Suso është marrë në shënjestër edhe për fajin tonë. Prandaj, jam i lumtur që u zhbllokua dhe e shënoi pikërisht ai golin e kësaj fitoreje. Është një lojtar i madh, jam i sigurt se ky gol do t’i japë shumë kurajë për sfidën e radhës”, tha Paqueta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?