Paris SG pret vetëm kualfikimin përballë Man.United të përgjysmuar

Fitorja 2-0 në ndeshjen e vajtjes të luajtur në “Old Trafford” jep siguri, por kualifikimi është ende i hapur. Me këtë ide fikse në kokën e tij, trajneri i Paris SG, Thomas Tuchel pret sfidën e kthimit kundër Manchester United në 1-8 e Champions League. Tekniku gjerman largon euforinë nga skuadra e tij, ndërsa në të njëjtën kohë del edhe kundër parashikimeve që shohin favoritë kampionët francezë.

“Duhet ta harrojmë atë fitore. Manchester Junajtid ka dy sulmues shumë të shpejtë dhe është detyra jonë të gjejmë zgjidhje. Nuk duhet të dalim nga loja jonë. Pres një ndeshje të vështirë dhe nuk duhet të ulim në asnjë moment përqëndrimin”, është shprehur Tuchel.

Ashtu si në sfidën e vajtjes, parizienët duhet të bëjnë pa Nejmar, ndërsa sërish në dyshim të fortë është aktivizimi i Edison Kavani. Në këtë mënyrë, sulmi do t’i besohet sërish Kilian Mbappe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një mision të vështirë për të përmbysur rezultatin dhe me një formacion thuajse jashtë për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve do të zbresë në “Parc de Prince” Manchester United. Ole Gunnar Solskjaer nuk do të ketë në dispozicion dyshen e mesfushës, Pogba e Matic, ndërsa jashtë mbeten Lingard, Herrera dhe Sanchez. Në dyshim edhe Xhons me Martial, që shtojnë dhimbjen e kokës për trajnerin norvegjez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, përtej kësaj panorama të zymtë, Solskjaer sheh me optimizëm dhe beson ende te kualfikimi. “Duhet të shënojmë të parët dhe më pas të qëndrojmë në ndeshje. Mund të ndodhë gjithçka. Ne duam të kalojmë në raundin tjetër dhe për këtë kemi ardhur këtu”, ishin fjalët e trajnerit të Manchester United, i cili para kësaj sfide ka marrë një lajm të mirë, pasi pritet të rikonfirmohet në pankinë edhe për sezonin e ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?