FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani, disa orë para ndeshjes Gaz Demi drekon me homologun norvegjez

Pak orë para ndeshjes së parë të Europa League, që do të Partizani do të luajë sot në Norvegji,  delegacioni i klubit të të kuqve, me në krye presidentin Gaz Demi, ka drekuar bashkë me zyrtarët e klubit dhe presidentin e Strømsgodset, Tom Saxegaard.

Pas drekës miqësore nga të dyja klubet janë shkëmbyer edhe dhurata me simbolet e të dyja klubeve. Në restorantin luksoz të Drammenit atmosfera ka qenë vëllazërore, sikurse Partizani është pritur mirë që pas mbërritjes në aeroportin e Oslos, nga ekipi kundërshtar. Nga ana tjetër, në kampin e kuq, nga ana e trajnerit Sul Starova  ka filluar mbledhja për të hartuar strategjinë përfundimtare të “betejës së parë” evropiane pas 7 vjetësh, për Partizanin.

Të kuqtë do të luajnë sot, ora 19.00, ndeshjen e parë me norvegjezët dhe një javë më vonë në Tiranë do të zhvillohet mes tyre edhe takimi i kthimit. Ndeshja në Norvegji nuk do të transmetohet nga asnjë kanal televiziv, pasi kështu kanë vendit organizatorët e këtij takimi, që janë pala norvegjeze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?