Partizani fiton me vuajtje ndaj Erzenit, mbetet -2 pikë nga Tirana kryesuese
Partizani ka arritur të marrë një fitore të vështirë në transfertë ndaj Erzenit me rezultatin 2-1. “Demat e kuq” realizuan dy herë në pjesën e dytë me anë të Da Silvas dhe me Engjëll Hotin, ndërkohë shijakasit në fund nga pika e bardhë me Kahrimanovic.
Skuadra e Colellas gjendet vetëm 2 pikë larg Tiranës kryesuese që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Nga ana tjetër, Erzeni mbetet në vendin e 7-të, por rrezikon të zbresë dhe më poshtë nëse Kukësi fiton nesër.
KOHA JONË SONDAZH

