Partizani i shkaktoi rënien nga Kategoria Vllaznisë, ja si reagon Dalipi pas ndeshjes

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, ka folur pas humbjes ndaj Kamzës që solli dhe rënien e Vllaznisë nga Kategoria.

“U futëm sot në fushë për të marrë rezultat pozitiv, për ta mbyllur mirë këtë sezon për tifozët. Por, skuadra e Kamzës ishte më e uritur. Të shohim si do të shkojnë gjërat për Europën dhe më pas të mësojmë nëse do të jemi ose jo në Kupat e Europës.

Që nga momenti që jam emëruar si trajner i Partizanit jam i kënaqur. Misioni ynë ishte pjesëmarrja në Europë dhe mendoj nëse arrihet do të shpëtojmë një sezon me shumë luhatje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë kam ende shumë ide për të treguar dhe duke ditur konsideratën që ka presidenti për mua, uroj që të rikonfirmohem dhe të vijoj punën më i qetë. Guerrils u largua nga stadiumi gjatë ndeshjes? Edhe unë doja ta mbyllja me fitore edhe për ata tifozë. Por, Kamza tregoi grintë dhe meritoi fitoren”, tha trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?