Partizani konfirmon stadiumin ku do të luhet derbi ndaj Tiranës
E hëna e ardhshme rikthen derbin e kryeqytetit. Partizani sfidon Tiranën me synimin për të kapur bardheblutë në krye të renditjes. Kampionët në fuqi kryesojnë me tri pikë më shumë se “Demat”.
Partizani vjen si pritës në këtë sfidë, që është vendosur të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”.
NJOFTIMI I PARTIZANIT
Klubi zyrtarizon stadiumin “Air Albania” ku do të zhvillohet takimi Partizani-Tirana i vlefshëm për javën e 24 të Kampionatit.
Duke parë interesimin e madh të tifozerisë së kuqe për të qenë sa më e shumtë prezent në këtë ndeshje të rëndësishme, klubi ka vendosur që ndeshja derbi të luhet në stadiumin “Air Albania”.

KOHA JONË SONDAZH

