Partizani luan sot në Andorra sfidën e parë të Conference League
Partizani pas eliminimit nga Championsi do të luajë në Andorra ndaj Atletik Descalades në duelin e vlefshëm për Conference League.
Sa i përket formacionit, Zekic nuk pritet të bëjë ndryshime të mëdha. Dilema e vetme është në sulm nëse do të aktivizojë Eros Grezdën që nga minuta e parë, në vend të Tedi Carës apo Da Silvës, pjesa tjetër nuk pritet të ketë ndryshime.
“Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Jo nuk jemi favoritë pasi ndeshje të tilla nuk mund të ketë favoritë. E di që të dyja ekipet do të bëjnë maksimumin por ne duhet të tregojmë autoritet.
Deri tani të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Kemi luajtur dy ndeshje të mira, me një futboll të bukur dhe shpresoj që e njëjta gjë të jetë dhe këtë herë. Kemi analizuar kundërshtarin gjatë këtyre ditëve. Ekipi është i motivuar dhe gati”, tha Zekic në konferencën para ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

