Partizani mbyll përgatitjet për sfidën me Skëndërbeun
Partizani i ka dhënë fund sot përgatitjeve për takimin ndaj Skëndërbeut, i cili do të mbyll sezonin futbollistik 2016 – 2017.
Seanca e sotme është zhvilluar paradite në orën 10:00, si zakonisht në ambjentet e kompleksit sportiv “Internacional Tirana” në Pezë.
Gjendja e lojtarëve paraqitet optimale , ndërkohë që për këtë përballje skuadra do të jetë e plotë, pasi nuk vuan skualifikime lojtarësh.
Pasdite ekipi i kuq do të udhëtoj drejt Pogradecit ku do të akomodohet në një prej hoteleve të qytetit liqenor , për tiu drejtuar të shtunën Korçës ku luan përballjen e fundit të Kampionatit ndaj Skënderbeut në program në orën 17:00.
KOHA JONË SONDAZH

