Partizani mund Luftëtarin për dy minuta dhe rimerr kryesimin (VIDEO)
Partizani rimerr kreun e renditjes së Superligës. Të kuqtë fituan pa shumë vështirësi 2-0 ndaj Luftëtarit, duke u ngjitur në kuotën e 21 pikë pas 11 javëve të para.
Skuadra e Franco Lerdës do ta zgjidhnin ndeshjen në harkun e dy minutave. Fillimisht Çinari me kokë ka gjetur golin e tretë në këtë kampionat, pas krosimit perfekt nga Trashi, teksa 2 minuta më pas ka ardhur penalltia e fituar dhe e shndërruar në gol nga Jasir Asani.
Më pas Partizani administroi mjaft mirë avantazhin duke marrë 3 pikët e radhës. Ndjekësit më të afërt të tyre janë Tirana dhe Kukësi me 3 pikë më pak.
KOHA JONË SONDAZH

