Partizani sot drejt Prishtinës, gati për sfidën europiane në Norvegji
Partizani është rikthyer në Kupat e Europës pas disa vitesh mungesë. Ekipi kryeqytetas do të luajë me ekipit norvegjez, Stromsgodset, në turin e parë të Europa League.
Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, e ka mbyllur stërvitjen e të kuqve në Tiranë dhe pranon se tani e njeh kundërshtarin që është në mes të sezonit futbollistik. Partizani është nisur sot drejt Prishtinës dhe prej andej do të udhëtojë nesër drejt kryeqytetit norvegjez, Oslo.
Grupi është i plotë dhe në ekip janë bashkuar disa blerje të reja në të gjithë repartet. Edhe shqetësimi për sulmuesin Raçiç ka kaluar.
Gjatë stërvitjes së zhvilluar në Pezë, trajneri Sulejman Starova e ka vendosur me ekipin e rezervave, kapitenin Nderim Nexhipi.
Ndeshja Stromsgodset – Partizani do të luhet të enjten në ora 19:00 në Dramen.
KOHA JONË SONDAZH

