Pas 6 vitesh një ekip do të shkojë në finalen e Championsit, ja statistikat e skuadrave italiane

Kalimi i Interit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku do të sfidojnë Milanin për të fluturuar drejt Stambollit, ka vlerë historike për futbollin italian. Në fakt, Seria A do të ketë sërish një ekip në finalen e kompeticionit më të mirë për klube.

Gjashtë vjet më parë ishte herën e fundit. Në Uells, ishte Juventusi, që do të sfidonte Real Madridin, ku përkoi dhe me mbylljen e ciklit të artë të Allegrit. Gjithsej janë 27 raste kur Italia është mburrur se ka pasur të paktën një ekip finalist, ndërkohë që vetëm një herë ka ndodhur – në vitin 2003- që të jenë dy skuadra italiane për të diskutuar triumfin.

Milani mburret me më shumë pjesëmarrje, 11, ku ka fituar 7 dhe ka humbur në 4 rast. Interi vijon më tej, ku në 5 raste që ka shkuar në finale, ka fituar 3 herë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus ndërkohë a siguruar një biletë në finale në 9 raste, por në 7 prej tyre ka humbur, duke marrë vetëm dy suksese. Një paraqitje dhe një humbje për Fiorentinën në vitin 1957, Roma (1984) dhe Sampdoria (1992). /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?