Pas Asensios, dëmtohet transferta e bujshme e Real Madridit. Humb…

Ferland Mendy është dëmtuar dhe nuk do të jetë në dispozicion të Real Madridit për rreth një muaj.

Blerja e bujshme e “Los Blancos” pësoi një lëndim muskulor në pjesën e përparme të kofshës së tij të djathtë, sipas një raporti të shkurtër mjekësor të publikuar nga klubi të enjten.

Mbrojtësi francez do të humbasë finalen e fundit të Real Madridit kundër Atletico Madrid, si dhe Audi Cup.  Pa francezin, Marcelo mbetet i vetmi mbrojtës i majtë ne dispozicion te Zinedine Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Marco Asensio pësoi një dëmtim në ligament që do ta mbajë atë nga 7-9 muaj jashtë fushave të blerta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?