Pas eliminimit nga Championsi, Ancelotti mund të marrë drejtimin e “Seleçaos”
Eliminimi mbrëmjen e djeshme në Champions League ndaj Manchester City, duket se e ka lëkundur stolin e Carlo Ancelottit. Trajneri italian mund të jetë duke drejtuar sezonin e tij të fundit te Real Madrid.
Presidenti i “los blancos” Florentino Perez është gati të japë dritën jeshile për largimin e Ancelottit. Sipas “Sportmediaset” destinacioni më i mundshëm për të vazhduar karrierën tekniku 63-vjeçar është Brazili.
Kombëtarja braziliane do të bëjë të ditur listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit më 25 maj, dhe një konfirmim i Ancelottit mund të jetë i mundur. Ai mund të bëhët strategu i parë që merr derjtimin e “Seleçao”.
KOHA JONË SONDAZH

