Pasi siguroi Championsin, Milani transferon falas lojtarin japonez

Soccer Football - Bundesliga - Schalke 04 v Eintracht Frankfurt - Veltins-Arena, Gelsenkirchen, Germany - May 20, 2023 Eintracht Frankfurt's Daichi Kamada celebrates scoring their first goal REUTERS/Thilo Schmuelgen DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO.

Kualifikimi për në Championsin e sezonit të ardhshëm ka zhbllokuar merkaton e skuadrës së Milanit. Gazzetta dello Sport njofton se kuqezinjtë kanë bërë lëvizjen e parë, teksa bëhet fjalë për Daichi Kamada, mesfushorin me tipare ofensive që do të vijë nga skuadra e Frankfurtit me kosto zero për shkak të përfundimit të kontratës.

Futbollisti japonez është praktikisht lojtari më i ri i Milanit, 6 vite pas largimit të Keisuke Hondas. Fakti që ai mund të luajë si trekuartist, por dhe mesfushor e bëjnë atë si një xhol për skuadrën kuqezi.

Kamada në sezonin e fundit ka shënuar 16 gola në 46 ndeshje me Frankfurtin, duke pasur një rendiment të kënaqshëm. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?