FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Për Hysajn shpresa është vetëm Juve, shoku i tij drejt largimit

Krahu i djathtë i mbrojtjes së Napolit, është reparti më problematik sa i përket merkato te skuadra e Napolit. Pas blerjes së Di Lorenzos nga Empoli, dolën menjëherë zëra për një largim të mundshëm të Hysajt. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka qenë vazhdimisht në orbitën e disa skuadrave të njohura europiane si Atletico Madrid dhe Tottenham, ndërkohë që së fundmi Roma kishte shfaqur interes konkret, por zgjodhi Zappacosta-n.

 

“Corriere dello Sport” raporton se pista e vetme në rast largimi mbetet vetëm Juventusi, pasi shkodrani ka një lidhje të veçantë me trajnerin Sarri, por dhe ky opsion po humbet gjithmonë e më shumë kuota. Konfirmimi i Hysajt, sjell automatikisht shtimin e zerva për një shokun e tij të repartit, Kévin Malcuit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi i blerë sezonin e kaluar për 13 milionë euro, nuk ka arritur të përshtate me futbollin italian, ndaj dhe nuk mund të përjashtohet mundësia e një rikthimi në Ligue 1. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?