FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Për Vllazninë firmos Berat Ahmeti, Tirana bëhet me japonez

Vllaznia prezantuar blerjen e gjashtë të saj, atë të kosovarit 20- vjeçar Berat Ahmeti. Lojtari ka mbërritur në Shkodër dhe ka firmosur dje kontratën njëvjeçare me kuqeblutë dhe më pas është prezantuar para medieve nga ana e administratorit të klubit Neritan Kalamishi. Sipas këtij të fundit, po bëhet çmos për të plotësuar të gjitha kërkesat e stafit teknik për të ndërtuar një skuadër dinjitoze për sezonin e ri. Po dje  pasdite në Pezë- Helmes është luajtur ndeshja miqësore Vllaznia- Kastrioti, që përfundoi 1-2 për krutanët. Për skuadrën shkodrane golin e shënoi portieri Dragojeviç me 11-metërsh në pjesën e parë.  Të shtunën Vllaznia do të luaje në  Tuz ndeshjen e tretë miqësore me ekipin vendas të  Deçiç.

Tirana,  firmos sulmuesi japonez, Masato Fakui

Tirana arrin të bindë japonezin Masato Fukui që të vishet bardheblu dhe bëhet skuadra e parë shqiptare që blen një futbollist nga vendi i largët aziatik. Sulmuesi aziatik ka nënshkruar dje kontratën me presidentin e bardhebluve, Refik Halili, kushtet e së cilës nuk janë bërë publike. Bardheblutë i kishin afruar një ofertë që nuk e kishte bindur futbollistin, por ka qenë ky i fundit që ka lëshuar disi dhe kësisoj Tirana i është afruar kërkesave të tij për çështjen financiare. Sikurse vetë menaxheri i futbollistit kishte deklaruar për mediat malazeze, i gjithë diskutimi mbetej pezull te pjesa financiare. Sulmuesi japonez, dy sezone më parë kishte firmosur për Sutjeskan në Mal të Zi. pas marrëveshjes japonezi Fukui është nisur drejt Maqedonisë për t’iu bashkuar skuadrës së re në fazën përgatitore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?