“Perandori” entuziast: Interi në finale mund të mund këdo!
Adriano, ish-sulmues i Interit, së fundmi ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport ku ka komentuar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe rrugëtimin e zikaltërve: “Nuk humbas asnjë ndeshje të Interit për asgjë në botë. Është një dashuri që do ta mbaj gjithmonë me vete.
Festova fitoren ndaj Milanit dhe më bëri përshtypje jo vetëm rezultati, por edhe mënyra se si ekipi im u përball në një ndeshje kaq të rëndësishme. Tani shpresoj edhe në ndeshjen e dytë dhe më pas asgjë nuk vendoset në finale.
Mendoj se Interi mund të mposhtë këdo. Në Stamboll do të shkonim ballë për ballë dhe pa frikë, edhe nëse kundërshtari është shumë i fortë”, deklaroi “Perandori”. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

