Perez fiton në Sprint e Baku-s, lë pas Leclerc dhe Verstappen

Sergio Perez dominon në “Sprint Race”, dhe fiton garën e parë të javës në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Piloti meksikan i Red Bull la pas vetes Charles Leclerc me Ferrari, i cili e nisi nga “Pole Position” këtë Sprint Race.

Në vendin e tretë u vendos kampioni i botës në fuqi Max Verstappen. Vendi i katërt për George Russell me Mercedes, ndërsa top 5 mbyllet nga piloti i Ferrarit Carlos Sainz.

Sa i përket garës së nesërme, me ndryshimin e rregullores, Charles Leclerc do të niset nga vendi i parë sërish, pasi siguroi “pole position” në provat zyrtare ditën e premte. Pas tij do të nisen dy pilotët e tjerë të Red Bull, Verstappen dhe Perez, që do të ndajnë dy makinat Ferrari me Sainz që u pozicionua në vendin e katërt në provat e lira.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?