Perez jep aprovimin, Real në sulm për yllin e Botërorit

Momentalisht është golashënuesi më i mirë i Botërorit kur ka mbetur për tu luajtur dhe finalja mes Francës dhe Kroacisë. Bëhet fjalë për yllin e Anglisë Harry Kane i cili po vëzhgohet me kujdes nga Real Madrid.

Sulmuesi i Tottenham shihet si një zëvendësues i denjë i Cristiano Ronaldos, i cili u transferua tek Juventusi.

Përpara ndeshjes Belgjikë-Angli e vlefshme për vendin e tretë të Botërorit duket se sipas “DonBalon” presidenti Florentino Perez ka dhënë “OK” për sulmuesin shtatëlartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po si pas të njëjtave burime ka qenë Perez i cili tani ka dhënë urdhër që të nisin tratativat me ekipin e Tottenham-it. Mendohet se në marrëveshje pritet të ofrohet Gareth Bale dhe një shumë parash.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?