Perez zemërohet me një vendim të Zidane pas humbjes ndaj PSG-së
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez raportohet se është zemëruar me vendimin e Zinedine Zidane për t’u dhënë lojtarëve një ditë pushim pas humbjes së tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain. “Los Blancos” u mundën me lehtësi 3-0 nga PSG mbrëmjen e djeshme, në një ndeshje të cilën skuadra franceze e dominoi.
Real Madrid nuk arriti që të bëjë asnjë goditje në portë gjatë gjithë ndeshjes. Mediat iberike raportojnë se presidenti ka mbetur i zhgënjyer nga strategu francez, i cili duhet të kishte filluar përgatitjet për ndeshjen e kampionatit ndaj Sevillas, e cila do të luhet të dielën në mbrëmje.
Zidane rrezikon të shkarkohet në rast se do të vijohet me një ecuri të tillë rezultatesh, ndërkohë që Mourinho mbetet alternativa numër një. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

