FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Perisic është zyrtarisht i Bayernit: Dua të fitoj të tre trofetë!

Ivan Perisic është zyrtarisht futbollisti më i ri i Bayern Munich. Pas 4 sezonesh sulmuesi kroat është larguar nga Italia duke lënë Interin për t’u rikthyer në Bundesliga këtë herë për të mbajtur veshur fanellën e Bayern Munich pas eksperiencave me Borussian e Dortmundit dhe Wolfsburg-ut.

Në arkat e Interit kanë shkuar 5 milionë euro për huazimin 1-vjeçar të futbollistit ndërsa Bayerni në fund të sezonit nëse bindet nga Perisic mund të aplikojë të drejtën e blerjes për 20 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në Gjermani, Bayerni është një nga klubet më të mëdha në botë. Do të provojmë të fitojmë jo vetëm Bundesligan dhe Kupën e Gjermanisë por edhe Champions Leaguen”, deklaroi Ivan Perisic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë i lumtur për transferimin e Perisic te Bayerni u shfaqën shefi ekzekutiv Karl Heinz-Rummenigge dhe drejtori sportiv Hasan Salihmidzic, i cili theksoi se kroati do t’i ndihmojë shumë bavarezët me eksperiencën e tij në arenën ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?