FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Perisic nuk udhëton në Valencia, gati transferimi te Bayerni

Ivan Perisic është gjithnjë e me pranë Bayern Munich. Futbollisti kroat nuk është nisur për në Valencia, atje ku Interi do të luajë ndaj vendasve për “Trofeun Neranja”, në përgatitjet për sezonin. Ai ka qëndruar në “Appiano Gentile” për t’u stërvitur i vetëm. Interi dhe Bayerni kanë arritur një akord për huazimin e tij për shifrën e 5 milionë eurove, me të drejtën e blerjes për 20 milionë eurove.

 

Edhe vetëm Perisic, i cili do të pëlqente Premier League-n, ka dhënë miratimin për transferimin dhe për çështje orësh do të niset për në Gjermani. Bayerni do të afrojë kroatin, pasi objektivi i parë, Leroy Sane pësoi një dëmtim të rëndë në finalen e Superkupës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Perisic nuk kishte më hapësira tek Interi i Contes, duke përfunduar jashtë planeve të trajnerit. Te Bayerni do të gjejë Niko Kovac, që ka besim të madh te futbollisti. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?