FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përjashtimi i Kamzës nga Disiplina, skuadra që përfiton më shumë është… Skënderbeu

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot një dënim ekstrem për Kamzën, duke e përjashtuar nga çdo kompeticion dhe sezonin tjetër do ta nisë nga Kategoria e Dytë. Të gjitha skuadrat të cilat ende nuk kanë luajtur me Kamzën këtë sezon, do të marrin fitore në tavolinë me rezultatin 3-0 si edhe sezonin e ardhshëm, Kamza do të luajë nga Kategoria e Dytë.

Skënderbeu përfiton në mënyrë direkte  në Kupën e Shqipërisë, pasi përballë kishte pikërisht Kamzën në çerekfinalen e Kupës. Skënderbeu është kualifikuar automatikisht për në gjysmëfinale të Kupës, duke qenë se nuk është e nevojshme të luajë përballë Kamzës, që deri në fillim të sezonit të ri nuk do të zbresë më në fushë.

Të gjitha skuadrat të cilat më parë kanë lënë pikë ndaj Kamzës, nuk do të kenë mundësi që t’i rikuperojnë në tavolinë për shkak se është luajtur më shumë se 50% e kampionatit

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?