Përjashtohen nga Europa, klubi Osasuna: UEFA e fortë me të dobëtit, e dobët me të fortët

UEFA ka përjashtuar Osasunën nga pjesëmarrja ne Conference League sezonin e ardhshëm edhe pse klubi spanjoll arriti ta fitonte një biletë për t’u rikthyer në kompeticionet europiane.

“Klubi mësoi pasditen e sotme konkluzionet e raportit të hartuar nga inspektorët e Komitetit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s. Në raportin në fjalë, inspektorët deklarojnë ‘moskualifikimin e klubit për të marrë pjesë në Ligën e Konferencave të UEFA-s 2023-2024’, duke i mohuar kështu të drejtën për të marrë pjesë në kompeticionet evropiane që ka fituar në mënyrë të drejtë në fushë”, thuhet fillimisht në reagimin e tyre.

“Arsyeja kthehet në disa ngjarje të ndodhura në sezonin 2013-2014 dhe të cilat, sipas mendimit të UEFA-s, bien ndesh me nenin 4.1 të rregullores së garave”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?