FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasje në Zvicër, tifozët serbë sulmojnë shqiptarët

Tensionet mes ttifozëve serbë dhe atyre shqiptarë janë gjithmonë prezente, sa herë zhvillohet ndonjë ndeshje e cila prek sadopak rivalitetin mes këtyre dy shteteve.

Ditën e djeshme, para ndeshjes mes ekipit zvicerian Young Boys dhe atij serb, Crvena Zvezda, ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar.

Duke qenë se në Zvicër jetojnë shumë shqiptarë, ata ishin mbledhur për të mbështetur ekipin zvicerian në këtë përballje, por kjo nuk iu ka pëlqyer aspak serbëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat vendase raportojnë se disa tifozë serbë kanë sulmuar shqiptarët që ishin mbledhur në një nga kafenetë e qytetit duke u përgatitur për ndeshjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tifozët e Crvena Zvezdës, që njihen edhe si mjaft të rrezikshëm, jo vetëm në Serbi, kanë hedhur kanaçe të birrave në drejtim të një ndërtesës që gjendeshin shqiptarët e Kosovës.

Përveç kësaj, serbët kanë brohoritur edhe kanë kënduar këngë nacionaliste dhe shoviniste si “Kosova është Serbi” dhe fyerje tjera. Për një përplasje më të ashpër, kanë ndërhyrë policia zvicerane.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?