FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Peruja pa fat ndaj Danimarkës, danezët i nderon Poulsen (VIDEO)

Danimarka e ka nisur me “këmbën e mbarë” Kupën e Botës, duke marrë një fitore 1-0 ndaj Perusë në ndeshjen e parë të vlefshme për grupin C. Dueli i luajtur në stadiumin “Mordovia Arena Saransk” ishte me dy fytyra, pasi në fraksionin e parë ishte Peruja që ishte më dominuese, madje kishte një mundësi të artë për të kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë. Poulsen i Danimarkës shkaktoi një faull brenda zonës. Gjyqtari Gassama akordoi 11-metërsh me ndihmën e teknologjisë, por sulmuesi i Perusë Cueva goditi në një mënyrë qesharake, duke e dërguar topin shumë larg traversës.

Në pjesën e dytë Danimarka përfiton nga një kundërsulm i shpejt në minutën e 59-të. Christian Eriksen jep një pasim magjik për Poulsen, i cili e ka të thjeshtë për të mposhtur portierin Gallese. Peruja reagon mjaft mirë pas golit të pësuar duke humbur disa mundësi të mira shënimi, ndërkohë që Guerrero provoi që të shënonte një gol spektakolar me finte, por fati nuk ishte me të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?