FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petkovic gjen shkakun e eliminimit: Futbollistët nuk dhanë maksimumin

Zvicra u eliminua në fazën e 1/8-ve në Kupën e Botës pas humbjes minimale ndaj Suedisë. Vladimir Petkovic doli në konferencë për shtyp, ku theksoi se ky rezultat erdhi në momentin më të mirë të skuadrës.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer. I gjithë ekipi është. Ne kemi dashur të bëjmë më shumë, por nuk ia arritëm. Dua që gjithashtu të përgëzoj ekipin suedez pasi kanë bërë pikërisht atë që ata dëshironin të bënim dhe ka qenë e mjaftueshme për të na mundur. Ne duhet të kishim bërë më mirë. Lojtarët nuk dhanë maksimumin. Kishte diçka që mungonte në atë ndeshje. Në 10 apo 15 minutat e fundit, ne u përpoqëm të luanim mirë, por në fund nuk ishte e mjaftueshme”, u shpreh Petkovic në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?