Pezullimi i Gjergj Lulit, zgjidhet presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës

Federata Shqiptare e Atletikës zhvilloi paraditen e kësaj të premteje Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore, pas pezullimit 5 vjet të ish-presidentit, Gjergj Ruli.

Taulant Stërmasi është zgjedhur Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës. Trajneri i mirënjohur mundi në garë Ferdinad Canaj dhe Artan Shytaj. Gjithçka u vendos në raundin e dytë të votimeve pasi në raundin e parë asnjë nga kandidaturat nuk i plotësoi 2/3 e votave.

Taulant Stërmasi do të jetë në krye të federatës së atletikës deri më 27 gusht te vitit 2024. Behet fjalë vetëm për një vit mandat sepse në vitin 2024 të gjitha federatat do t’i nënshtrohen procesit të rregullt zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai do të zëvendësojë në këtë detyre Gjergj Rulin, i cili është pezulluar nga njësia e integritetit të atletikës deri më datën 8 dhjetor të vitit 2026, së bashku me Nikolin Dionisi i cili mbante pozicionin e sekretarit të përgjithshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?