Pezullohet kampionati dhe merkato në Kinë për shkak të Coronavirusit

Coronavirusi “infekton” edhe futbollin. Rreziku i përhapjes së epidemisë së virusit vdekjeprurës ka detyruar Federatën Kineze të Futbollit të marrë vendimin drastik për të pezulluar të gjitha ndeshjet e futbollit të programuara në vitin 2020. Në komunikatën zyrtare të qeverisë së futbollit kinez shkruhet:

“Në kuadër të bashkëpunimit për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë e coronavirusit dhe për të mbrojtur shëndetin e tifozëve, pjesëtarëve të medieve, lojtarëve, trajnerëve pezullohen të gjithë ndeshje e futbollit në vend.”

Orët e fundit, për të shmangur infektimin e mundshëm nga coronavirusi, është bllokuar edhe merkatoja e futbollistëve në Kinë. Kujtojmë që ky treg i ri tërheq emra të rëndësishëm të futbollit europian dhe jo vetëm, për shkak të kontratave të majme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë prej tyre, të frikësuar nga situata e krijuar në vendin aziatik, kanë kërkuar të mbyllin para kohe kontratat, edhe pse do të ishin të detyruar të hiqnin dorë nga shuma të rëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?