Pioli: Fitojmë ndaj Juves dhe e mbyllim diskutimin për Championsin

Milan do të masë forcat me Juventusin të dielën në Serie A, në një ndeshje shumë të rëndësishme për fatin e kuqezinjve. Tekniku i Milanit, Stefano Pioli ka folur në konferencë për çështje të ndryshme.

“Milani duhet të bëjë një ndeshje të shkëlqyer për të fituar tre pikët dhe për ta mbyllur diskutimin për vendin e katërt. Sfida Juventus-Milan flet vetë, do të gjejmë një skuadër të motivuar dhe të konceptuar. Juventusi në shtëpi ka shënuar më shumë pikë se të tjerët.

Për ne do të jetë një ndeshje themelorë për qëllimin tonë, qoftë vendi i katërt apo më lart. Juventusi do ta luajë ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme për të arritur një qëllim që kanë. Por edhe ne duam të fitojmë për të mbyllur diskutimin e Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ibrahimpvic? Unë nuk e shoh atë në stafin tim në të ardhmen, por ne kemi folur për të ardhmen apo ambiciet e tij. Zlatan dëshiron të rikuperohet nga lëndimi, të shohim nëse do të marrë pjesë kundër Veronës në ndeshjen e fundit të kampionatit”, deklaroi Pioli.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?