Pioli: Të ndryshojmë marsh nëse duam që të shkojmë në Champions

MILAN, ITALY - MAY 03: Stefano Pioli, Head Coach of AC Milan, gives the team instructions during the Serie A match between AC Milan and US Cremonese at Stadio Giuseppe Meazza on May 03, 2023 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Milani nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 ndaj Cremoneses mbrëmjen e djeshme. Junior Messias ishte ai që shpëtoi kuqezinjtë nga humbja duke realizuar në minutat e fundit. Trajneri Stefano Pioli ka kritikuar lojtarët, që sipas tij duhet të ndryshojnë marsh.

“Jemi të zhgënjyer në mënyrën më absolute, ne nuk e donim këtë rezultat. Ndeshjet tani janë të pakta dhe nëse nuk e ndërrojmë marshin do të jetë e vështirë për të hyrë në zonën Champions. Në pjesën e parë e praktikuam atë që kishim përgatitur dhe ishim të rrezikshëm.

Duhet ta transformojmë këtë zhgënjim në vendosmëri për ndeshjet e ardhshme. Ne nuk luajtëm vetëm kundër Cremoneses, por kundër Juventusit, Interit, Romës dhe Atalantës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani duhet të mendojmë për Lazion, pastaj për ndeshjet e Champions League. Është mirë që jemi akoma në atë kompeticion, ne duam të ecim përpara. E dimë se do të takojmë një ekip të madh në gjysmëfinale dhe do të provojmë të arrijmë në finale”, u shpreh Pioli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?