Pique: Largimi i Messit na ka goditur psikologjikisht, por kemi shumë talente

Largimi i Lionel Messit ka tronditur jo vetëm tifozët e Barcelonës, por edhe disa futbollistë që kanë luajtur për shumë vite me të. Një nga ata që e ka përjetuar më shumë është Gerard Pique, i cili ka folur për largimin e argjentinasit, duke cilësuar fajtorë drejtuesit.

“Ne jemi penalizuar nga mënyra se si është drejtuar klubi në vitet e fundit. Është shumë e vështirë për një skuadër kur largohet lojtari më i mirë në historinë e futbollit, është diçka që të lëndon, por herët  a vonë do ndodhte, jeta vazhdon.

Ikja e Messit na ka goditur edhe psikologjikisht, si ne po ashtu edhe vetë Messin. Kemi humbur lojtarin më të mirë, por duhet të mësojmë të përshtatemi. Kemi shumë talente, luajmë mirë dhe kemi besim se do të jetë një sezon pozitiv’, deklaroi Pique.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?