Pirlo befason me deklaratën: Origi ishte për tu rrahur nëse…

Andrea Pirlo, nga studiot e “Sky Sports” lëshon kritika të forta ndaj dyshes së Totenhemit, Eriksen-Dele Ali, por çuditërisht “njollos” edhe paraqitjen e Divok Origit, autorit të golit që vulosi finalen e Championsit në favor të Liverpulit në minutën e 87-të (2-0).

Pavarësisht dopietës ndaj Barcelonës në përmbysjen e çmendur në gjysmëfinalen në “Anfield” dhe golit në finalen e Madridit, ish-kampioni italian nuk mbeti i surprizuar për mirë nga sulmuesi belg i Klopit:

“Divok Origi hyri shumë keq në fushë. Ajo e tij nuk ishte një sjellje e duhur për një finale Champions-i. Nuk më pëlqeu aspak. Nëse nuk do të kishte shënuar, do ishte për t’u rrahur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-mesfushori i Milanit dhe Juves nuk kursen as dy “fantazma” të skuadrës së Pochetinos.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Totenhemi tregoi mungesë karakteri. Kishte lojtarë si Cristian Eriksen dhe Dele Ali të cilët nuk e donin topin. Kishte shumë pak cilësi në mesfushë dhe incidenti i penalltisë bëri të gjithë diferencën. Por mos më keqkuptoni. Ky është një trofe totalisht i merituar nga skuadra e Liverpulit për sezonin që ka bërë, por edhe për tifozët e tyre të mrekullueshëm”.

Në të njëjtin mendim me opinionistin 40-vjeçar, ishte edhe redaksia e spanjolles “Marca”, që paraqitjes së Dele Alit nuk i vuri fare notë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?