Pirlo: Refuzova Chelsea-n dhe City-n, për t’u transferuar te Juventusi

Andrea Pirlo për pak javë do të mbushë 40 vjeç, por prej dy vitesh ka mbyllur karrierën në fushat e blerta. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Daily Mail”, ai ka treguar disa prapaskena në karrierën e tij, ndërkohë që i pyetur se si do ta mbajnë mend njerëzit ai e thotë qartë: Futbollist dhe njeri i mirë. Me klas brenda jashtë fushave”.

 

“Unë kisha mundësinë të vija me Carlo Ancelotti te Chelsea dhe pastaj te Manchester City, kur zgjodha Juventusin. Chelsea mendonte se isha pak i vjetër, 30 vjeç! Kur pata ofertë nga Manchester City, preferova të shkoja te Juventusi. Sigurisht, do të kishte qenë një përvojë fantastike në Angli, por jam i lumtur që vendosa të qëndroj në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo? Ka edhe dy apo tri vite kontratë me Juventusin dhe pas kësaj është e mundur që të shkojë në SHBA, apo në një vend tjetër. Unë isha shumë i lumtur të luaja në Amerikë. Ishte një përvojë e rëndësishme për mua dhe për familjen time.

Swiss Digital Mobile Reklama

Isha i befasuar kur u bashkua me Juventusin, sepse është shumë e vështirë për ta marrë Ronaldon. Ai ka qenë shumë i rëndësishëm për Serie A, në sezonin e parë. Ka përmirësuar jo vetëm Juventusin, por edhe ekipet e tjera, krejt kampionatin. Ne shpresojmë që Ronaldo të jetë oguri i mirë dhe emra të tjerë të mëdhenj ta ndjekin atë”, deklaroi Pirlo.

Pirlo chats with Sportsmail's Joe Strange during Heineken's Champions League Trophy Tour

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?