FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pirlo shpërthen ndaj Juves: Ekip pa personalitet, nuk fitohet kështu Championsi

Humbja në duelin e parë në fazën e 1/8-ve ndaj Atletico Madrid, ka sjell reagime të ashpra nga protagonist të ndryshëm në Itali. Andrea Pirlo, është një prej ish-lojtarëve, Andrea Pirlo, i cili ka kritikuar skuadrën italiane.

“Është normale që të kesh presion, kur luan për objektiva të tillë të lartë. Nëse jeni një lojtar i Juventusit i ke marrë parasysh të tilla presione. Për këtë arsye, kur luani kësi ndeshjesh, duhet të jepni gjithçka që keni. Për fat të keq, sonte pashë të kundërtën. Unë pashë një ekip pa personalitet, me pak dëshirë për të luajtur, për të shpikur diçka.

Dukej si një ekip që priste dhe, siç tha Allegri, mezi priste të kalonin minutat. Në këtë mënyrë të luajturi, herët a vonë goli do të dilte në dritë”. Juve duhet të bëjë më shumë se ajo që kemi parë. Allegri duhej të ishte përgatitur për këtë ditë. Kërkohej të qarkullohej topi më shumë, të orientohej loja nga krahët”, deklaroi Pirlo në studion e “Sky Sport”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?