FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Pitbulli” Abrashi: Kemi bërë shumë gabime, të japim zemrën në fushë

Amir Abrashi është gati për të dhënë kontributin e tij për kombëtaren edhe pse ka kaluar një sezon të vështirë, të shoqëruar nga shumë dëmtimeve. “Pitbulli” i kombëtares është shfaqur para mediave në Durrës, duke folur për ndeshjet e radhës me kombëtaren.

Dëmtimi- “Kam nisur të luaj me Freiburg, në fund të sezonit kam ndier pak lodhje, por kam pasur pak ditë për pushim. Të shohim tani çfarë forme kam. Po të mos isha gati, nuk do isha këtu. Do jap gjithçka për ekipin, gjithçka është në dorën e trajnerit”.

Fillim i ri në kombëtare –  “Kemi bërë shumë gabime, kemi marrë rezultate të mira e të këqija, tani kemi një trajner të ri dhe duam ta nisim mbarë me të”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reja dhe Panucci – “Nuk i krahasoj trajnerët, secili ka filozofinë e vet dhe rezultatet flasin vetë për ta”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekreti i suksesit në kombëtare – “Shumë rëndësi ka që ekipi të qëndrojë sa më i bashkuar. Edhe kush nuk luan duhet të jetë gati për ekipin, pa qenë nervoz askush nëse nuk luan. Duhet dhënë zemra në fushë e në stërvitje, duke vrapuar pa fund”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?