Plas keq te Napoli, futbollistët kryengritje ndaj Ancelotti-t dhe drejtuesve

Kaos total në shtëpinë e Napolit, pas kryengritjes së futbollistëve në përfundim të ndeshjes së Championsit ndaj Salzburgut, që nuk pranuan të shkonin në grumbullim, por iu drejtuan banesave të tyre pa autorizimin e drejtuesve më të lartë të klubit.

 

“La Republica” rindërton ngjarjet që pasuan vërshëllimën e trefishtë të kryesorit, me futbollistët që iu drejtuan dhomave të zhveshjes, ndërsa presidenti De Laurentiis ishte larguar nga “San Paolo”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht pas barazimit me ekipin austriak, futbollistët e Napolit, të drejtuar nga Lorenzo Insigne, janë përballur me tone të ashpra me zëvendëspresidentin e skuadrës, Edoardo De Lauentiis: “Ne po kthehemi në shtëpitë tona, thuaja edhe babait tënd…”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çfarë do të ndodhë tani?”, ngre pyetjen e përditshmja italiane. Tani topi kalon te presidenti (i cili ende nuk ka reaguar për gjithçka ka ndodhur), autoriteti drejtues i të cilit është vënë në diskutim nga Insigne dhe shokët e tij, që minimalisht rrezikojnë një gjobë të majme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?