Plas te Reali, Ramos sherr me Marcelon në stërvitje

Atmosfera vijon të jetë aspak e mirë te Real Madrid pas eliminimit në Champions League nga Ajaxi. Prestigjiozja spanjolle “Marca” zbulon se ditën e djeshme ka pasur një përplasje mes kapitenit Ramos dhe Marselos. Shkak është bërë festimi i brazilianit, gjatë seancës stërvitore.

Braziliani që vlen shumë pak për trajnerin Solari, doli fitues në ndeshjen e kontrollit dhe në fund të saj shpërtheu me frazën: “Tani do të më thithni!”. Sjellja e tij nuk i ka pëlqyer Ramosit, i cili ka reaguar ashpër duke nxitur sherr.

U desh ndërhyrja e shokëve të tjerë të skuadrës për të shmangur një përplasje fizike mes 2 veteranëve. Ky tension nxjerr në pah atmosferën aspak pozitive që ka mbërthyer skuadrën madrilene.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?