“Plas” te Reali, shikoni veprimin e pabesueshëm të Bale pas ndeshjes
Polemikat e ndeshjes mes Real Sociedad dhe Real Madrid nuk kanë përfunduar vetëm me VAR. Pjesë e bëmave në kampin madrilen është shtuar edhe Gareth Bale. Futbollisti uellsian, i cili ende po shërohet nga dëmtimi, që e pësoi gjatë ndeshjes së të enjtes së kaluar kundër Villarealit, nuk priti të mbaronte loja në “Santiago Bernabeu”.
Programi “Chinringuito de Jugones” ka zbuluar se ylli i Real Madridit u largua nga “Santiago Bernabeu” që në minutën e 78-të të ndeshjes ndaj Real Sociedadit. Një gjest aspak i mirë i futbollisti uellsian që tregon se te merengues gjërat nuk aspak në vijën e duhur.
Një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e pra të vitit 2019, janë një dëshmi e krizës që ka mbërthyer Realin.
KOHA JONË SONDAZH

