Plas tek Interi para duelit me Benficën, Onana përleshet me Brozovic në stërvitje (VIDEO)
Zhvillime aspak pozitive tek Interi në prag të ndeshjes së kthimit me Benficën. Pas zhgënjimeve në kampionat, te zikaltrit nuk ka munguar as tensioni, teksa protagonistë janë bërë Brozovic dhe Onana.
Ky i fundit ka ndërhyrë ashpër ndaj mesfushorit kroat, që nuk e ka marrë aspak mirë dhe të dy kanë nisur fillimisht debatin verbal e më pas janë afruar, duke rrezikuar një sherr me grushte.
Është dashur ndërhyrja e shpejtë e Romelu Lukakut dhe Danilo D’Ambrossios, që të shmangej përplasja fizike mes të dyve, që gjithsesi kanë vijuar stërvitjen, pa bërë paqe. Vështirë se Inzaghi do i dënojë duke parë rëndësinë e sfidës.
KOHA JONË SONDAZH

