Plasin polemikat në Itali me penalltinë qesharake të Mertens, reagon edhe shefi i arbitrave

Seria A ka nisur mes shumë polemikash pasi ndeshja mes Fiorentinës dhe Napolit ka prodhuar një sërë episodesh në favor të napolitanëve. I fundit që ka reaguar ka qenë kryetari i Shoqatës Italiane të Arbitrave, Marcello Nicchi.

 

“Penalltia e Mertens nuk ishte. Var ndërhyri në penalltinë e tij, por nuk e kuptoi se ishte një gabim, kjo më shqetësoi. Problemi është që Var nuk kishte imazhe të qarta dhe duhet t’i sugjeronte arbitrit që ta rishihte episodin”, deklaroi numri një i arbitrave në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shtunën në mbrëmje sulmuesi belg simuloi në zonë në mënyrë të turpshme, por arbitri edhe pse u konsultua me teknologjinë vendosi që të mbante vendimin e tij të parë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?